TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Gusht 2024, 21:00

Shqipëria kërkon medaljen e artë në Olimpiadë, Federata e Mundjes regjistron ankimim në Gjykatën e Lozanës: Valiev iu bë padrejtësi

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria kërkon medaljen e artë në Olimpiadë, Federata

Shqipëria kërkon medaljen e parë të artë në Olimpiadë, Federata e Mundjes regjistron ankimim në Gjykatën e Lozanës: Valiev iu bë padrejtësi

Shqipëria arriti rezultatin historik me dy medaljet e para në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Por ky triumf mund të ishte akoma më i madh, nëse ndaj Çermen Valiev nuk do të bëhej një padrejtësi e madhe, siç pretendon Federata Shqiptare e Mundjes.

Kjo e fundit ka regjistruar zyrtarisht ankimimin në CAS, Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

“ABC News” mëson se regjistrimi është bërë në datën 11 gusht, vetëm një ditë pasi Valiev u mund në çerekfinalen e stilit të lirë për peshën deri në 75 kilogramë nga mundësi nga Uzbekistani, Jamalov Razambek.

Ai fitoi 6-5 me pikë, falë një vendimi të dyshimtë të gjyqtarëve të ndeshjes në sekondat e fundit.

Presidenti Sahit Prizreni e denoncoi këtë fakt pas sfidës, ndërsa Federata Shqiptare e Mundjes ka bërë lëvizjen zyrtare duke ankimuar rezultatin në CAS. Sipas ankesës, mundësit shqiptar Çermen Valiev i është mohuar e drejta për t’u kualifikuar dhe për të vazhduar garën për medaljen e artë.

Kjo do të jetë një betejë e vështirë në shkallën më të lartë të drejtësisë sportive, por gjithsesi e drejtë për të kërkuar diçka të mohuar.

Pas eliminimit në çerekfinale, mundësi shqiptar u ripeshkua në garë, duke fituar më pas medaljen e bronzit, e para olimpike në historinë e Shqipërisë.

Të njëjtin sukses përsëriti edhe mundësi tjetër, Islam Dudaev në peshën deri 65 kilogramë, duke e bërë akoma më triumfuese paraqitjen e skuadrës shqiptare në Lojërat Olimpike, “Paris 2024”.

federata shqiptare e mundjes chermen valiev

Lini një Përgjigje