TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Nëntor 2025, 16:06

“Shpresoj ta kem gati për ndeshjen me Çelsin”, trajneri i Bërnlit i shtang të gjithë: Broja është lojtar i shkëlqyer

Shkruar nga Pamfleti

“Shpresoj ta kem gati për ndeshjen me Çelsin”, trajneri

Trajneri i Bërnlit, Skot Parker ka folur sot në prag të duelit me Çelsin. Tekniku anglez tregoi gjendjen e Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëatres doli nga fusha i dëmtuar pas 15 minutave lojë në humbjen 0-2 të Shqipërisë kundër Anglisë të dielën e kaluar në Tiranë. Sipas Parker, Broja ka qenë në fushë me ekipin duke kaluar ndrydhjen e kyçit.

Shpresoj që Armando të jetë i disponueshëm për fundjavën. Deri tani çdo gjë duket pozitive. Ai ishte në fushë dje, po ashtu edhe sot. Do të shohim si do të reagojë nesër.

Por në këtë moment, duket mirë. Jam i kënaqur që nuk është një dëmtim që sjell shqetësime, pasi ai është një lojtar i shkëlqyer”, është shprehur Parker për sulmuesin e Shqipërisë.

Më pas trajneri i Bërnlit tregoi se klubi i beson shumë Brojës, ndaj e afruan në ekip duke e blerë nga Çelsi gjatë verës.

"'Brojën nuk e kemi në huazim, e kemi blerë sepse besojmë se me cilësitë e tij mund të kontribuojë këtu për shumë vite", tha Skot Parker.

 

skot parker trajneri i bërnlit armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje