TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shtator 2025, 18:54

Shpëtim Duro debuton me fitore te Besa, kavajasit mposhtin Partizanin në miqësore

Shkruar nga Pamfleti

Shpëtim Duro debuton me fitore te Besa, kavajasit mposhtin Partizanin

“Zbarkimi’ i trajnerit Shpëtim Duro në “timonin” e Besës së Kavajës ka dhënë efekt të menjëhershëm.

Në miqësoren e luajtur para pak minutash mes Besës dhe Partizanit të Mladen Milinkoviç, kavajasit kanë fituar me shifrat 3-2. Ndeshja është luajtur në stadiumin “Niko Dovana”, Durrës.

Kjo përballje tregoi qartë se verdhezinjtë do të jenë në listën e favoritëve për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar. Golat te Partizani erdhën nga Kote në minutën e 19 dhe Skuka 3 minuta më vonë.   

partizani besa ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje