TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shtator 2025, 16:32

“E dua Mesin në Botërorin e vitit 2026, qoftë edhe i ‘balsamosur’, gazetari shokon me deklaratën e tij

Shkruar nga Pamfleti

“E dua Mesin në Botërorin e vitit 2026, qoftë edhe i

Tomas Guash ka reaguar pas fjalëve të Leo Mesit, që tronditën botën e futbollit, pas fitores së fundit kundër Venezuelës. Ylli 38-vjeçar tha se nuk e sheh të sigurt pjesëmarrjen në Botërorin 2026:

Nuk besoj se do të luaj një tjetër Botëror. Për moshën që kam, është logjike të mos arrij deri atje. Jam i motivuar, por vendos ditë pas dite, ndeshje pas ndeshjeje”.

Deklarata e tij, dhënë menjëherë pasi u nderua në atë që ishte ndeshja e fundit zyrtare para tifozëve argjentinas, ka hapur debate të shumta. Guash tha në “Tiempo de Juego”:

Ishim të qetë deri sa Mesi vuri në dyshim praninë e tij. Po të kishte një arsye që ky Botëror të ishte special, ishte pikërisht ‘vallëzimi i fundit’ mes Mesit dhe Ronaldos. Do të ishte një epope madhështore për futbollin dhe sportin botëror, por tani Leo e vë në dyshim…”

Gazetari shtoi me ironi shokuese:

Shpresoj që Mesi të luajë Botërorin, qoftë dhe i ‘balsamosur’. Do të jenë 48 kombëtare dhe qindra futbollistë, pse vetëm Mesi të mungojë? Do të ishte një shaka e hidhur për futbollin. Nuk mund të na lërë vetëm”.

 

tomas guash lionel mesi sulmuesi argjentinas

Lini një Përgjigje