TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Tetor 2025, 17:57

Serbi-Shqipëri, sfida që hap një 'derë’ për në Kupën e Botës 2026!

Shkruar nga Pamfleti

Serbi-Shqipëri, sfida që hap një 'derë’ për

Rezultati pozitiv përballë Serbisë është 'çelësi' që hap një 'derë' për në Kupën e Botës, për herë të parë në histori...

Kombëtarja serbe pret kombëtaren e Shqipërisë mbrëmjen e sotme në në orën 20:45, në ndeshjen vendimtare për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.  Situata në raundin kualifikues në grupin K deri më tani, nuk ndryshon shumë nga parashikimet e para. Ndeshja midis Serbisë dhe Shqipërisë shihet si vendimtare në luftën për vendin e dytë në grup.

Dihej që anglezët ishin të paprekshëm, gjë që u konfirmua në fushë, dhe tani mbetet për t’u parë se kush do të jetë udhëtari për në fazën eliminatore. Është gjithashtu e qartë se Andorra dhe Letonia nuk janë konkurruese.

-Ndryshimi i stadiumit, biletat dhe numri i tifozëve

Edhe pse zyrtarët e futbollit kanë ditë që përpiqen të ulin tensionet, situata nuk ishte aq e qetë sa para duelit me ekipet e tjera. Dihej që tifozët shqiptarë nuk do të merrnin pjesë, ndërsa Serbia u gjobit me 80,000 franga dhe iu ul kapaciteti i stadiumit Dubocica për shkak të incidenteve gjatë ndeshjes me Anglinë.

Ndeshja më pas u shpall një ndeshje me rrezikun më të lartë për sigurinë dhe Federata Serbe vendosi që biletat për ndeshjen nuk do të dilnin në shitje. Madje autoritetet serbe arrestuan një shqiptar i cili u përpoq të sillte në Serbi bluza, flamuj dhe kapele me stemën UÇK-së.

-Forma e skuadrave

Shqipëria: Me fitoren 1-0 në shtëpi ndaj Letonisë muajin e kaluar, Shqipëria mbetet e pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit (3 fitore, 2 barazime) dhe synon një fitore të tretë radhazi për herë të parë që nga tetori i vitit 2023.

Shqipëria ka arritur që të marrë vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e saj jashtë shtëpisë në Grupin K. (Barazim me Letoninë dhe humbje ndaj Anglisë). Matematika nuk e lejon që edhe në përballjen me Serbinë të humbasë pikë, pasi gjërat komplikohen. Një rezultat pozitiv përballë Serbisë është çelësi që hap një derë për të shkuar në Kupën e Botës për herë të parë në histori.

Serbia: Një nisje e kualifikueseve pa humbje në Grupin K (2 fitore, 1 barazim), e shoqëruar me tre ndeshje pa pësuar gola, e bëri Serbinë të dukej si një pretendente të mirë për vendin e parë, por një disfatë shkatërruese 5-0 në shtëpi kundër Anglisë në ndeshjen e tyre të fundit i solli serbët me këmbë në tokë. Kjo humbje e rëndë erdhi disi papritur, pasi skuadra e Dragan Stojković ishte e pamposhtur në shtatë ndeshje të mëparshme (3 fitore, 4 barazime). Ishte gjithashtu humbja e tyre e parë në shtëpi që nga shtatori 2023 (4 fitore, 3 barazime). Përballja me Shqipërinë kërkon vetëm 3 pikët, nëse serbët duan të sigurojnë një pjesëmarrje të tretë radhazi në finalet e Kupës së Botës.

-Lista e lojtarëve të grumbulluar nga secila skuadër:

Lista Shqipërisë:

Serbi-Shqipëri, sfida që hap një 'derë’ për

Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

Lista e Serbisë:

Portierë:  Vanja Milinkovic-Savic, Djordje Petrovic, Predrag Rajkovic dhe Dragan Rosic.

Mbrojtësit:  Nikola Milenkoviç, Strahinja Pavlovic, Milos Veljkovic, Strahinja Erakovic, Jan-Karlo Simiç dhe Veljko Milosavljevic.

Mesfusha:  Sasha Lukic, Nemanja Gudelj, Nemanja Maksimovic, Andrija Zhivkoviç, Lazar Samarxhiq, Filip Kostic, Stefan Mitrovic, Aleksandar Stankoviç, Filip Ugresic dhe Dejan Zukic.

Sulmi:  Aleksandar Mitroviç, Dushan Vlahoviç, Luka Joviç dhe Andrej Iliç.

-Kush ndan drejtësinë në ndeshjen Serbi Shqipëri?

Istvan Kovac nga Rumania do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, i ndihmuar nga Mihai Marica dhe Ferenc Tunjogi.

UEFA ka caktuar Horacio Fesnica-n, gjithashtu nga Rumania, si gjyqtarin e katërt. Dhoma e VAR-it do të jetë e zënë nga gjermanët Bastian Dankert dhe Pascal Müller.

-Gabimi që i kushtoi shumë Shqipërisë

Shqipëria bëri një gabim dhe është në një pozicion pak më të keq se Serbia përpara ndeshjes më të rëndësishme në Grupin K. Kombëtarja jonë arriti të mposhtë Andorrën, por një barazim në ndeshjen e parë ndaj Letonisë na kushtoi shtrenjtë. Në të dytën, fituam me një rezultat minimal, 1-0. Ky hap fals na vendos në vend të dytë me 1 pikë më shumë se Serbia e cila ka një ndeshje më pak se ne.

Serbi-Shqipëri, sfida që hap një 'derë’ për

Në dy vitet e fundit, Silvinho ka ndërtuar një ekip shumë të fortë dhe luftarak që e ka të vështirë të pësojë gola, por nga ana tjetër, e ka të vështirë t’i shënojë ato.

-Përballjet ‘kokë më kokë’

Serbia dhe Shqipëria kanë luajtur tre ndeshje deri më tani, por asnjëra nuk ka qenë aq e rëndësishme sa kjo e ditës së sotme që të hap një derë për në Kupën e Botës.

Serbi-Shqipëri, sfida që hap një 'derë’ për

Megjithatë, e para do të mbahet mend për një kohë shumë të gjatë, kryesisht për gjërat që ndodhën jashtë fushës. Në kualifikueset e Kampionatit Evropian 2016, ndodhhi incidenti i famshëm me dron, i cili bëri që ndeshja të ndërpritej për shkak të rrëmujës në stadium. Më vonë pikët iu dhanë shqipërisë në tavolinë.  

Serbi-Shqipëri, sfida që hap një 'derë’ për

Në ndeshjen e kthimit në Tiranë, Serbia mposhti Shqipërinë 2:0 me gola nga Aleksandar Kolarov dhe Adem Ljajić në minutat e fundit të ndeshjes.

Ndërkohë që takimi i tretë u luajt në qershor të këtij viti dhe nuk pati gola. Shqipëria pati rastin e artë të shënonte me një penallti të akorduar në fund të pjesës së parë, por goditja e Manajt u ndal nga portieri serb, Đorđe Petrović./Pamfleti

Lini një Përgjigje