TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Tetor 2025, 16:49

Kontrolle të imtësishme në stadiumin e Leskovcit, shefi i Sigurisë thirrje tifozëve: Ejani sa më shpejt, do të futeni vetëm me dokument personal

Shkruar nga Pamfleti

Kontrolle të imtësishme në stadiumin e Leskovcit, shefi i

Vlerësimi si një ndeshje me rrezikshmëri të lartë i takimit Serbi-Shqipëri nga FIFA, i detyroi organizatorët të mos i nxirrnin në shitje të lirë biletat.

Ato u ndanë te tifozë të kontrolluar nga lista të dërguara nga federatat rajonale, klubet, shkollat e futbollit, shoqatat e futbollit apo sponsorët. Gjithsesi, kontrolli do të jetë i imtësishëm dhe këtë e konfirmon shefi i Stadiumeve dhe Sigurisë në Federatën Serbe të Futbollit, Ljubislav Sekuliç, në një intervistë për televizionin publik.

U kërkojmë tifozëve që kanë siguruar bileta të vijnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mbështesin ekipin. Çdo biletë do të ketë emër dhe mbiemër, së bashku me numrin e identifikimit. Vetëm me një dokument personal do të mund të hyni në stadium. Do të kemi dy pika kontrolli: një përpara stadiumit, një në hyrje të tribunës,” tha Ljubislav Sekuliç, shefi i stadiumeve dhe sigurisë.

Për të siguruar që çdo gjë të shkojë pa probleme, janë angazhuar forca të shumta policie, ndërsa delegacioni shqiptar do të jetë i shoqëruar gjatë lëvizjeve të tij. Stadiumi “Duboçica”, që ka një kapacitet pak më shumë se 8 mijë vende, nuk do të jetë i mbushur i gjithi edhe për shkak të një dënimi të dhënë nga FIFA.

ljubislav sekuliç shefi i sigurisë në federatën serbe ndeshja serbi-shqipëri

Lini një Përgjigje