TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Tetor 2024, 19:01

Rrezikon grumbullimin me kombëtaren? Trajneri i Atalanatës flet për dëmtimin e Berat Gjimshitit:

Shkruar nga Pamfleti

Rrezikon grumbullimin me kombëtaren? Trajneri i Atalanatës flet

Berat Gjimshiti realizoi golin e parë në Champions me Atalantën, por magjia e mbrëmjes u prish nga një dëmtim i mbrojtësit kuqezi. Pas sfidës me Shakhtar Donjeck, trajneri i bergamaskëve, Gasperini u shpreh se situata e Gjimshitit do të vlerësohet ditë pas dite.

Gjimshiti ka një problem në ijë të cilin do ta vlerësojmë. Problemi është se kur luan kaq shumë  ndeshje, edhe një problem i vogël mund të bëjë që një lojtar të humbasë disa sfida radhazi. Kjo mund të na krijojë disa vështirësi, veçanërisht nëse futbollistët e dëmtuar janë të një reparti” – tha ai.

Gjithsesi, edhe një dëmtim afatshkurtër mund të komplikojë situatën për Kombëtaren shqiptare, duke llogaritur se pas pak ditësh nis grumbullimin për ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Ccekisë dhe Gjeorgjisë. Gjimshiti ishte një mungesë edhe në ndeshjet e muajit shtator për shkak dëmtimi teksa pritej të kthehej përsëri mes titullarëve për këto dy ndeshje të radhës në radhët e kuqezinjve ku mban edhe shiritin e kapitenit.

berat gjimshiti mbrojtësi i kombëtares shqiptare xhanpiero gasperini trajneri i atalantës

Lini një Përgjigje