TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Tetor 2024, 16:49

Publikohet biseda e Ançelotit me Mbape në Champions League: Më dëgjo me kujdes, Kilian!

Shkruar nga Pamfleti

Publikohet biseda e Ançelotit me Mbape në Champions League: Më

Reali i Madridit dje dështoi në transfertën europiane kundër Lilës në javën e dytë të Champions League. Madrilenët humbën 1-0 duke vuajtur gjatë gjithë ndeshjes për të gjetur rrugën e rrjetës.

Performanca e “Los Blancos” ishte poshtë mesatares. Lojtarët dukeshin të pamotivuar për të luajtur. Ançeloti riskoi duke luajtur me Kiian Mbape në pjesën e dytë.

Francezi sapo kishte kaluar një dëmtim dhe pritej të mungonte tri javë, por Ançeloti e ktheu në fushë pas një jave. Duket se italiani nuk ishte 100% i bindur.

Mediat spanjolle kanë zbuluar bisedën që Don Karlo bëri me sulmuesin pas pjesës së parë. “Më dëgjo me kujdes, Kilian! Nuk dua të rrezikoj shumë. Nëse ke shqetësime, më thuaj dhe je jashtë loje”.

karlo ançeloti trajneri i relait të madridit kilian mbape

Lini një Përgjigje