TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Tetor 2024, 16:02

Franca përballë Izraelit dhe belgjikës në Ligën e kombeve, Didier Deshamp merr vendimin përfundimtar për Kilian Mbape

Shkruar nga Pamfleti

Franca përballë Izraelit dhe belgjikës në Ligën e

Franca do të jetë pa kapitenin e saj Kilian Mbape në dy ndeshjet e radhës të Ligës së Kombeve, të planifikuara në ditët në vijim, kundër Izraelit dhe Belgjikës. Lajmin e bëri fillimisht të ditur “L’Équipe”, duke sqaruar se Didie Deshamp do ta konfirmonte në orën 14:00 (sikundër ndodhi), kur të shpallte listën e lojtarëve të thirrur dhe do të mbajë konferencën e zakonshme për shtyp.

Vendimi është marrë në marrëveshje me lojtarin dhe Realin e Madridit. Kombëtarja franceze dëshiron t’i japë pak pushim sulmuesit, i cili ndër të tjera po rikuperohet nga një dëmtim i vogël në kofshën e majtë, të pësuar më 24 shtator kundër Deportivo Alavesh. Mbape humbi derbin kundër Atletikos së Madridit fundjavën e kaluar dhe u kthye në aksion mbrëmë, në Champions League, kundër Lilës, por si zëvendësues.

Për të gjysmë ore aktivizim, por pak rreziqe i solli ekipit kundërshtar. Mbape gjithashtu u vërshëllye pa masë nga turma e tifozëve. Ai nuk tentoi asnjë goditje në portë, dukej i rraskapitur, sigurisht jashtë formës sportive. Sipas të gjitha gjasave, ish-lojtari i PSG-së nuk do të luajë as kundër Vijarrealit në fundjavë, si masë paraprake kundër acarimit të problemit në kofshë.

Hera e parë pa Antoni Grizman

Didier Deshamp ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Izraelit dhe Belgjikës. Ja lista e plotë, në të cilën siç pritej nuk do të jetë i pranishëm Kjlian Mbape, ndërsa të pranishëm janë pesë “italianë”:

Portierë: Menjo, Samba, Areola.

Mbrojtës: Klaus, Digne, Uesli Fofana, Teo Hernandez, Konate, Kunde, Saliba, Upamekano

Mesfushorë: Kamavinga, Fofana, Guenduzi, Kone, Çuameni, Zaire-Emeri

Sulmues: Barkola, Dembele, Kolo-Muani, Nkunku, Olize, Turam

didier deshamp trajneri i francës kilian mbape

Lini një Përgjigje