TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Tetor 2024, 12:55

Lille refuzoi ta shiste, Fabrizio Romano tregon gjigantin evropian që kërkonte me patjetër transferimin e Zhegrovës

Shkruar nga Pamfleti
Lille refuzoi ta shiste, Fabrizio Romano tregon gjigantin evropian që
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova shkëlqeu mbrëmjen e djeshme ndaj Real Madridit, duke u shpallur edhe ‘Lojtari i ndeshjes’ nga UEFA.

Ylli kosovar ishte në qendër të merkatos edhe në afatin kalimtar të verës, por te Lille kanë refuzuar shitjen e tij.

Ka qenë eksperti i transferimeve, gazetari italian Fabrizio Romano që ka konfirmuar se reprezentuesi kosovar ka qenë objektivi kryesor i Juventusit, por që Lille ka refuzuar ta shiste atë në verë.

“Edon Zhegrova, lojtari i ndeshjes për Lille kundër Real Madridit pas një paraqitje të shkëlqyeshme.Ai ishte ndër emrat kryesorë në listën e Juventusit verën e kaluar, por Lille refuzoi ta shiste, tani ai po fluturon sërish te skuadra franceze”, shkroi ndër të tjera gazetari italian.

Edhe skuadra tjetër italiane Roma e donte Zhegrovën në rast të largimit të Paulo Dybalas, por argjentinasi në fund vendosi të qëndronte në Olimpico.

Gjithsesi në janar pritet të ketë lum ofertash drejt Lille nga top klubet evropiane për reprezentuesin kosovar.

 

edon zhegrova

Lini një Përgjigje