TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Tetor 2024, 17:36

Dy talente po përgatiten për kombëtaren e madhe, Silvinjo mbledhje sekrete

Shkruar nga Pamfleti

Dy talente po përgatiten për kombëtaren e madhe, Silvinjo

Silvinjo është gjithmonë një hap para për zbulimin e talenteve. Në mos talente, ata kanë qenë lojtarë të cilët nuk kanë marrë besim nga trajnerët paraardhës.

Emrat të cilëve trajneri brazilian u ka dhënë besim janë Jasir Asani, Mario Mitaj, Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha. Ndërkohë, Bajrami u bë lider i mesfushës me ardhjen e tij.

Brajan Gruda është emri i radhës, i cili po diskutohet në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit. Silvinjo i mban detajet sekrete, por “Sport Ekspres” raporton se tekniku po punon fort për sigurimin e shërbimeve të këtij lojtari fenomenal shqiptar.

Emri i dytë në listë është Maldin Kacurri. Lojtari i Arsenalit luan me Shpresat e Shqipërisë dhe do të jetë më e lehtë për t’u menaxhuar në kombëtaren A. Risitë nuk përfundojnë këtu, por për momentin këto janë dy emrat më premtues në skuadrën tonë kuqezi.

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare maldin kacurri brajan gruda

Lini një Përgjigje