TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Gusht 2024, 19:55

Rikthehet Mirçea Luçesku, tekniku legjendar merr drejtimin e kombëtares së vendlindjes së tij

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehet Mirçea Luçesku, tekniku legjendar merr drejtimin e

Pas orëve intensive negociatash, legjenda Mirçea Luçesku po përgatitet të jetë trajneri i ri i Rumanisë, duke pasuar Eduard Iordaneskun, i cili u largua nga posti pas pjesëmarrjes në “EURO 2024”.

Lajmin e bën të ditur gazeta rumune “Gazeta Sporturilor”. Ky është një rikthim për trajnerin historik 79-vjeçar, pasi ai kishte drejtuar tashmë skuadrën rumune mes viteve 1981 dhe 1986.

Me 36 trofe të fituar, Mircea Luçesku ishte i lirë në merkato, pas largimit nga komanda teknike e skuadrës ukrainase, Dinamo Kiev në sezonin e kaluar. Rumania nuk është e vetmja kombëtare në CV-në e Mirçea Luçeskut. Ai gjithashtu ka trajnuar Turqinë nga gushti 2017 deri në shkurt 2019.

Në orët në vijim pritet të vijë dhe zyrtarzimi i tij. 

mirçea luçe trajneri i ri i rumanisë

Lini një Përgjigje