TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Tetor 2024, 23:02

Reali nuk fal ndaj Selta Vigos, kap Barcelonën në krye me dyshen Mbape-Vinisius

Shkruar nga Pamfleti

Reali nuk fal ndaj Selta Vigos, kap Barcelonën në krye me dyshen

Reali i Madridit ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Selta Vigos në sfidën e vlefshme për javën e 10 të La Liga. Kjo ndeshje përfundoi 1-2 në favor të “Los Blancos”.

Ishin pikërisht këta të fundit që kaluan të parët në avantazh. Supergoli i Kilian Mbape në minutën e 20 i dha avantazhin madrilenëve, madje ata mbyllën edhe pjesën e parë në avantazh.

Me nisjen e pjesës së dytë, Selta Vigo u bë më e rrezikshme, madje gjeti barazimin ne minutën e 51 me Uiliot Suedberg. Megjithaë, goli i Vinisius në minutën e 66 vulosi rezultatin përfundimtar të kësaj sfide.

Me këtë fitore djemtë e Ançelotit mbeten në vendin e dytë, por shkojnë në kuotën e 24 pikëve po aq sa Barcelona kryesuese, por katalanasit kanë një ndeshje më pak. Në krahun tjetër Selta Vigo me 13 pikë renditet në vendin e 10.

real madrid selta vigo la liga

Lini një Përgjigje