
Reali fiton 2-1 ndaj Majorkës dhe merr kerun e La Ligës, me 9 pikë të plota në 3 javë. Vedat Muriqi dhe Marash Kumbulla e nisën të dy si titullar sonte për Majorkën, në transfertën e vështirë në “Santiago Bernabeu”. Ishte pikërisht Vedat Muriqi, i cili zhbllokoi shifrat dhe kaloi në avantazh Majorkën, me golin e shënuar me kokë në minutën e 17, pas krosimit nga këndi të Pablo Torre.
Në minutën e 36, Alvaro Karreras krosoi bukur në zonë, Dan Hujisen asistoi me kokë për Arda Gyler, i cili e pati mjaft të lehtë të dërgonte topin në rrjetë po me kokë. Vetëm një minutë më pas, ishte Vinicius Zhunior, i cili shënoi një gol shumë të bukur, pas një topi të marrë nga Federiko Valverde. Braziliani tregoi gjithë klasin e tij, duke dërguar topin në rrjetë për herë të dytë. Pjesa e parë u mbyll 2-1 për madrilenët.
Duhet përmendur fakti që Kilian Mbappe shënoi dy gola, por të dy u anuluan me ndërhyrjen e VAR-it, për pozicion jashtë loje. Në fillim të pjesës së dytë, vendasve iu anulua sërish një gol nga VAR, këtë herë nga Arda Gyler, për prekje topi me dorë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Reali i Madridit fiton 2-1.
Vedat Muriqi ishte lojtari më i mirë në fushë për Majorkën, i vlerësuar me notën 7.2. Vinicius Zhunior, lojtari më i mirë i ndeshjes, i vlerësuar me notën 7.8.
Lini një Përgjigje