
Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës për javën e dytë të SerisëA. Në “Diego Armando Maradona”, Napoli ka fituar 1-0 ndaj Kajarit, me golin e shënuar në minutën e fundit shtesë në pjesën e dytë.
Një paraqitje shumë zhgënjyese për të besuarit e Antonio Kontes, të cilët vuajtën shumë ndaj një kundërshtari të lehtë në letër, por fusha tregoi të kundërtën. Goli fitores u shënua nga Frank Anguissa në minutën e 90+5, pas një aksioni që nisi nga goditja e këndit dhe asistit të Alessandro Buonxhorno.
Roma e drejtuar nga Xhan Piero Gasperini ka marrë fitoren e dytë rresht në Serinë A. Sot verdhekuqtë fituan 0-1 në transfertë ndaj Pizas. Vendimtar goli i Matias Shule në fillim të pjesës së dytë. Argjentnasi shënoi edhe golin e dytë pak minuta më pas, por u anulua nga VAR, për prekje të topit me dorë.
Me fitoret e sotme, Napoli dhe Roma i bashkëngjiten Kremonezes në krye me nga 6 pikë.
Lini një Përgjigje