TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Gusht 2025, 23:10

PSG merr fitoren e tretë radhazi, kampionët e Francës e kthejnë në tenis ndeshjen në transfertë

Shkruar nga Pamfleti

PSG merr fitoren e tretë radhazi, kampionët e Francës e

PSG-ja ka marrë fitoren e tretë radhazi në Ligën 1, pasi mposhti në transfertë Tuluzën me rezultatin 3-6. Protagonisi kryesor i takimit ishte padyshim Zhoao Neves.

Ylli i ri portugez shënoi 3 gola, njëri më i bukur se tjetri. Në minutën e 7, Neves hapi serinë e golave duke shënuar me gjysmë-roveshatë, në minutën e 14 ia arriti qëllimit dhe shënoi në mënyrë spektakolare me roveshatë dhe në minutën e 78 shënoi me një super goditje nga distanca.

Golat e tjerë për parizienët u shënuar nga Bredli Barkola në minutën e 10 dhe dy gola nga penalltia nga Osman Dembele në minutat 31 dhe 50. Për vendasit shënoi golin e parë Kresuell në minutën e 37, por humbën në fund të pjesës së parë edhe një penallti. Në fund të kohës së rregullt në pjesën e dytë, Tuluz shënoi dy gola për dy minuta. Rezultati përfundimtar 3-6. Pas 3 javëve, PSG kryeson e vetme me 9 pikë.

psg tuluz liga 1

Lini një Përgjigje