TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Maj 2025, 18:32

PSG-Inter për historinë dhe lavdinë, ethet e finales së Champions League “pushtojnë” Europën

Shkruar nga Pamfleti

PSG-Inter për historinë dhe lavdinë, ethet e finales së

Numërimi mbrapsht ka nisur. Mbrëmjen e 31 Majit nga "Allianz Arena" të Mynihut do të mësojmë edhe kampionen më të re të Evropës, që do të dalë nga përballja e madhe mes PSG-së dhe Interit. Të dyja skuadrat kanë uri për të triumfuar, parizienët do të tentojnë trofeun e parë në histori, ndërsa Interi do të kërkojë të harrojë zhgënjimin e dy viteve më parë në Stamboll.

Interi humbi shanset për të fituar një trofe në Itali, teksa fillimisht zikaltrit u dorëzuan në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Milanit dhe më pas humbën edhe kampionatin në fotofinish ndaj Napolit. Inzagi do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion për këtë ndeshje, ndërsa milanezët mund të thyejnë edhe një rekord historik, nëse do t’ia dalin të shënojnë qoftë edhe një gol në finale. Kjo pasi Interi deri më tani ka arritur të realizojë plot 26 gola, aq sa ka qenë edhe rekordi i tyre në sezonin 2002-2003. Nëse Interi ia del të realizojë të paktën 27 gola, atëherë do të kishim rekord absolut në historinë e kompeticioneve evropiane të zikaltërve.

Në krahun tjetër PSG-ja mund të konisderohet edhe si skuadra më interesante e këtij sezoni në Champions League. Parizienët nuk ishin në TOP 3 e ekipeve favorite në nisje të sezonit, madje rrezikuan ta mbyllinin aventurën që në Fazën e Ligës, por këtë sezon ndryshe nga edicionet e mëparshme Luis Enrike ka ndërtuar një grup fantastik lojtarësh, që duket se janë më në unison se asnjëherë më parë me njëri tjetrin. Garancia prapa e ka emrin Donaruma me italianin që po zhvillon ndoshta sezonin e tij më të mire në Paris, krahët janë ndoshta pika më e fortë e kësaj skuadre me dyshen Hakimi e Nuno Mendez, ndërsa Kvara e Dembele janë të gatshëm në çdo moment të rrezikojnë përpara.

Të dyja skuadrat nuk janë përballur më herët në një sfidë zyrtare të ndonjë kompeticioni evropian, gjë që e bënë sigurisht edhe më të paparasikueshëm rezultatin final të kësaj ndeshjeje. E sigurtë është që emocionet nuk do të mungojnë, në atë që mund të konsiderohet si një prej finaleve më të balancuara të viteve të fundit në Champions League.

inter psg finalja e champions league

Lini një Përgjigje