
PSG nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në javën e 23 të Ligës 1, në ndeshjen e luajtur në shtëpi kundër Ren.
Një magji e Guiri kaloi në avantazh miqtë në minutën e 33, ndërsa vendasit arritën të shmangmin humbjen falë një penalltie të Gonçalo Ramos në minutën e 95.
PSG kryeson renditjen me një avantazh prej 11 pikësh ndaj Brestit të vendit të dytë.
Është në krizë Nisa, që nuk fiton prej katër ndeshjesh dhe që, pas barazimit 0-0 kundër Klermontit ka dalë nga tre vendet e para në renditje.
Është parakaluar nga Monako, që mposhti 3-2 në fund Lensin.
Lini një Përgjigje