
Portieri i Serbisë, Gjorgje Petroviç, i cili priti penalltinë e Rey Manajt, duke i dhuruar një pikë kombëtares serbe, në përballjen ndaj Shqipërisë, vlerësoi maksimalisht paraqitjen e kombëtares Kuq e Zi.
Ai deklaroi gjithashtu se ndeshja e kthimit do të jetë tepër e vështirë, duke parë atë që u shpalos në ndeshjen e mbrëmshme në Tiranë.
“Një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë, para së gjithash fizike, shumë duele dhe topa të gjatë. Kryesisht e kontrolluam ndeshjen nëpërmjet posedimit të topit, patëm rastet tona. Shqipëria ia doli të mos pësonte gol, është e sigurt që gjithçka do të na kthehet në ndeshjet e ardhshme. Na pret një ndeshje e vështirë, pamë se nuk është një kundërshtar i lehtë. Nuk presim një ndeshje të lehtë në ndeshjen e kthimit”, tha Gjorgje Petroviç, portieri i Serbisë, pas barazimit pa gola ndaj kuqezinjve, në sfidën kualifikuese të Botërorit.
Lini një Përgjigje