TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Qershor 2025, 23:04

Portugalia në finalen e Ligës së Kombeve, luzitanët mposhtin me përmbysje Gjermaninë dhe mësojnë nesër kundërshtarin

Shkruar nga Pamfleti

Portugalia në finalen e Ligës së Kombeve, luzitanët mposhtin

Portugalia është finalistja e parë e Ligës së Kombeve. Luzitanët kanë mposhtur me përmbysje 1-2 Gjermaninë.

“Pancerat” zhbllokuan të parët ndeshjen me Florian Uirc në minutën e 48. Sulmuesi goditi bukur me kokë pas një pasimi spektakolar nga Kimish duke mposhtur portierin Kosta, i cili gjatë pjesës së parë bëri disa ndërhyrje shpëtimtare.

Në pjesën e dytë, Portugalia ktheu rezultatin në favor të vet. Fillimisht realizoi i sapofuturi në lojë Françisko Konseisao në minutën e 63.

Vetëm 5 minuta më pas, Kristiao Ronaldo përmbysi shifrat falë një aksioni model të portugezëve.

Në finale, Portugalia do të ndeshet me fituesin e çiftit Spanjë-Francë. Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të luhet nesër në orën 20:45

portugalia gjermania liga e kombeve

Lini një Përgjigje