TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shtator 2023, 19:17

Polonia “e copëtuar” para ndeshjes me Shqipërinë, 3 dëmtimet detyrojnë Fernando Santos të ndryshojë listën

Shkruar nga Pamfleti

Polonia “e copëtuar” para ndeshjes me Shqipërinë, 3

Ndeshja e 10 shtatorit në Tiranë kundër Shqipërisë është sfida vendimtare për fatin e Polonisë në grupin E por për këtë duel, kombëtarja e Santos nuk do të ketë në dispozicion portierin Vojshe Shezni.

Numri 1 do të humbasë sfidën ndaj kuqezinjve për shkak të një dëmtimi. 33-vjeçari është një nga pikat më të forta të kësaj përfaqësueseje, ku është titullar i padiskutueshëm. Në “Air Albania” nuk do të zbresin në fushë as Lukas Skorupski dhe Nicola Zalevski që kanë braktisur grumbullimin, pasi kanë pësuar dëmtime dhe nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Fernando Santos.

Për t’i zëvendësuar, tekniku portugez ka grumbulluar Grabarën dhe Bulkan.

Polonia renditet e katërta në grupin E me 3 pikë pas 3 sfidave të para, ku ka regjistruar vetëm fitoren me Shqipërinë në muajin mars.

polonia ndeshja me shqipërinë

Lini një Përgjigje