TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shtator 2023, 18:53

I jep medaljen motrës së Ikardit në vend të kapitenes, gafë e qeverisë spanjolle me kombëtaren e femrave që fitoi Kupën e Botës

Shkruar nga Pamfleti

I jep medaljen motrës së Ikardit në vend të kapitenes,

Kombëtarja e futbollit të femrave të Spanjës është bërë protagonistë në javët e fundit më shumë për ngjarje jashtë fushës, sesa për suksesin e tyre në Botërorin ku ishin protagoniste absolute. Pas çështjes së puthjes së famshme të Presidentit të Federatës me një nga lojtaret, tani në skenë del edhe qeveria spanjolle, e cila ka dashur t’i nderojë vajzat për atë paraqitje, por në fakt është bërë objekt talljesh nga tifozët.

Qeveria i akordoi 23 vajzave protagoniste “Medaljen e artë të urdhrit mbretëror të meritës sportive”, për të vlerësuar arritjen e tyre sportive. Dhe kjo u publikua edhe në fletoren zyrtare nga Këshilli i Lartë i Sportit, i cili më pas konstatoi se kishte një gafë në dekret.

Kjo, pasi kushdo që kishte shkruar dokumentin, kishte bërë një ngatërresë të pazakontë sepse emrin e kapitenes së Realit të Madridit dhe kombëtares, Ivana Andres, e kishte ndërruar me atë të Ivana Ikardit, motrës së Mauro Ikardit, e cila është një influencer e njohur, por nuk ka aspak lidhje me këtë sport.

I jep medaljen motrës së Ikardit në vend të kapitenes,

kombëtarja spanjolle e femrave motra e ikardit

Lini një Përgjigje