TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Korrik 2025, 11:45

Po parakalonte një makinë kur i shpërtheu goma e Lamborghini-t, detaje nga aksidenti ku humbën jetën Diogo Jota dhe vëllai i tij (Foto+Video)

Shkruar nga Pamfleti

Po parakalonte një makinë kur i shpërtheu goma e Lamborghini-t,

Detaje të reja dalin nga aksidenti tragjik në Spanjë ku humbi jetën ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva.

Sipas policisë spanjolle, ylli portugez po parakalonte një makinë tjetër në autostradën A-52 , pranë rajonit Zamora të Sanabrias, kur goma e Lamborghini-t shpërtheu.

Automjeti luksoz ku udhëtonin dy vëllezërit doli nga rruga duke shpërthyer në flakë.

Sakaq, në pamjet e bëra publike duket Lamborgini i tyre i shkrumbuar.

“Informacioni që kemi deri më tani është se makina, e cila ishte një Lamborghini, u përfshi në një aksident rrugor dhe doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome gjatë parakalimit. Ndodhi në orët e para të mëngjesit, ora lokale 00:30, në komunën e Cernadillës në provincën e Zamorës. Makina u përfshi nga flakët dhe dy personat në të humbën jetën”, njoftoi Garda Civile.

Pyetjes lidhur me identitetin e personave të përfshirë në aksident, Garda Civile iu përgjigj: “Lojtari dhe vëllai i tij, Andre Silva”.

Më pak se dy javë më parë, Diogo Jota dhe partnerja e tij prej kohësh, Rute Cardoso, u martuan.

Çifti, i cili ka tre fëmijë së bashku, i dhanë fund beqarisë më 22 qershor. Por gëzimi i futbollistit dhe partneres së tij ka zgjatur shumë pak, pasi aksidenti tragjik i mori jetën.

Po parakalonte një makinë kur i shpërtheu goma e Lamborghini-t,
Foto nga vendi i ngjarjes

Lini një Përgjigje