TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Prill 2024, 17:50

Pjesë e padiskutueshme e kombëtares për Europianin e Gjermanisë, Sokol Cikalleshi edhe një sezon te Koniaspori

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e padiskutueshme e kombëtares për Europianin e

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, do të jetë edhe një sezon pjesë e Koniasporit. “Panorama Sport” zbulon se kavajasi ka arritur marrëveshjen për të qenë pjesë e skuadrës turke deri në qershor të vitit 2025.

Në orët në vijim vetë klubi turk pritet të konfirmojë rinovimin e kontratës me sulmuesin shqiptar, i cili është një nga të preferuarit e trajnerit Silvinjo në Kombëtare.

Ai pritet të jetë pjesë e padiskuteshme e kuqezinjve në Europianin e Gjermanisë. Cikalleshi ka shënuar këtë sezon 11 gola me Koniasporin, duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit.

 

sokol cikalleshi sulmuesi i kombëtares shqiptare koniaspor

Lini një Përgjigje