
Nuk ka gjysmëfinale Champions League për Barcelonën dhe Atletikon e Madridit. PSG ka mposhtur katalanasit me rezultatin 1-4, duke bërë që parizienët të presin biletën mes 4 më të mirave të këtij kompeticioni, pasi ndeshja e parë në “Parc D’es Prnces” ishte mbyllur me rezultatin 2-3 në favor të Barçës.
Katalanasit kaluan në avantazh në minutën e 12. Ishte Rafinja i cili dërgoi topin në rrjetë pas asistimit të Jamal. Ky i fundit nga e djathta hyri në zonë dhe pasoi në qendër ku braziliani nuk gaboi përballë Donnarumës.
Në minutën e 30, gjyqtari akordoi karton të kuq për Ronald Arauzho duke lënë spanjollët me 10 futbollistë. Mbrojtësi ndali Barkolën, i cili ishte nisur drejt portës, dhe pa gjyqtarin t’i tregonte të kuqin.
Francezët barazuan rezultatin në minutën e 39 me Dembele. Pas një harkimi nga e majta, topi shkoi te Dembele në shtyllën e dytë ku ai e dërgoi sferën në rrjetë.
Në minutën e 54 ishte Vitinja, i cili përmbysi shifrat në favor të PSG.
Kampionët e Francës realizaun edhe golin e tretë dhe të “knockout”. Në minutën e 60 ishte Mbape, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në ndeshjen tjetër, Borusia e Dortmundit ka fituar me rezultatin 4-2 në shtëpi përballë Atletikos së Madridit, duke qenë gjermanët ata që do t’i bashkohen PSG në gjysmëfinalen e Champions League. Skuadra gjermane e nisi furishëm takimin, duke ditur se e kishin humbur takimin e parë 2-1 në Spanjë. Pas 34 minutash lojë, Julian Brandt realizoi për 1-0 pas një asistimi perfekt nga Mets Humels.
Pesë minuta më vonë, Marsel Sabitzer shërbeu për mrekulli Jan Matsen, që shënoi për 2-0.
Në minutën e 49 ishte një autogol i Humels që mbajti gjallë ëndrrën e Atletikos së Madridit. Në minutat 71 dhe 74 ishin golat e Fulkurg dhe Sabitzer që i dhanë Borusias së Dortmundit kualifikimin në gjysmëfianle.
Çifti i parë gjysmëfinalist i Champions League do të jetë Borusia Dortmund-PSG.
Lini një Përgjigje