TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Prill 2024, 21:39

Gjermania gati të presë një vit Jurgen Klop, zbulohet plani i bujshëm i “Pancerave”

Shkruar nga Pamfleti

Gjermania gati të presë një vit Jurgen Klop, zbulohet plani i

Lajmi se Jyrgen Klop mund të marrë postin e trajnerit të Gjermanisë pas “EURO 2024” është rikthyer edhe njëherë. 56- vjeçari ka zyrtarizuar largimin e tij këtë verë nga “Anfield Road” pas 9-vitesh dhe po planifikon të pushojë të paktën për një vit.

Ndërkohë që Gjermania shkon në Europianin e kësaj vere me Julian Nagelsmanin në krye. Por, pasi Ksabi Alonso refuzoi punën e Bajernit dhe Liverpulit për të qendruar në kampionët e Bundesligës, Leverkuseni, skuadra bavareze po i drejtohet opsioneve alternative.

Nageslman, i cili u shkarkua nga klubi pak më shumë se një vit më parë, tani është favorit për të bërë një rikthim shokues tek ish-punëdhënësit e tij.

Dhe gazetari Fabricio Romano pretendon se nëse ai largohet nga kombëtarja gjermane pas Europianit, shefat e Federatës Gjermane të Futbollit duan ta zëvendësojnë atë me Klopin. Ata janë gati t’i japin legjendës së Liverpulit një vit pushimi, që ta pranojë rolin në vitin 2025, me ndihmësin e Nagelsmanit, Sandro Vagner, që mund të qendrojë në stol deri atëherë.

jyrgen klop gjermania

Lini një Përgjigje