TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Prill 2024, 19:13

Dhuna në futbollin e moshave, reagon policia: Dy lojtarë në spital jashtë rrezikut për jetën, nuk na lajmëruan

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna në futbollin e moshave, reagon policia: Dy lojtarë në

Dhuna u ul “këmbëkryq” sërish në futbollin shqiptar, teksa sot në  kampionatin U-21, në ndeshjen mes Erzenit dhe Partizanit, në stadiumin “Tofik Jashari” pati përleshje fizike mes lojtarëve të të dy skuadrave.

Policia e Shtetit, nëpërmjet një njoftimi, ka bërë me dije se 2 futbollistë të ekipit të kuq kanë përfunduar në spital.

Sipas policisë, vendasit nuk u njoftuan për këtë aktivitet, ndërsa të dëmtuar nga dhuna kanë mbetur dy lojtarët e Partizanit, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


Njoftimi i Policisë:

Shijak

Rreth orës 14:00, në fushën sportive “Tofik Jashari”, është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të kategorisë U-21, Erzeni-Partizani.

Organizatorët e ndeshjes nuk kanë njoftuar Policinë për këtë aktivitet.

Në përfundim të ndeshjes, janë konfliktuar fizikisht lojtarët e 2 ekipeve. Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit Partizani, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

erzeni u-21 partizani u-21 policia

Lini një Përgjigje