TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Prill 2024, 17:15

Akuzohet për dhunë në familje, Policia e Kosovës shpall në kërkim kampionin e xhudos

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet për dhunë në familje, Policia e Kosovës shpall

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Akil Gjakovën.

Kampioni i xhudos dhe bashkëshortja e tij janë në një proces divorci, ndërsa para disa ditësh ai është denoncuar për dhunë në familje.

Gjakova nuk është paraqitur në Polici, duke bërë që këta të fundit të kërkojnë ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.

Gjakova është fitues i medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare dhe në Kampionatin Evropian të Xhudos.

Në vitin 2021, ai fitoi medaljen e artë në peshën 73 kg për meshkuj në Kampionatin Evropian të Xhudos që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë, ndërsa u rendit i shtati në Lojërat Olimpike të vitit 2020.

Akuzohet për dhunë në familje, Policia e Kosovës shpall

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Kërkesë për bashkëpunim – Akil Gjakova

Pejë, 16 prill 2024

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

AKIL (Luan) GJAKOVA i lindur me 04.01.1996 nё Pejë.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

– “Dhunё nё familje”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]

akil gjakova kampioni i xhudos policia e kosovës

Lini një Përgjigje