TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Prill 2024, 19:20

Armando Sadiku shpallet kampion në Indi, sulmuesi shqiptar ngre trofeun e parë në karrierë!

Shkruar nga Pamfleti

Armando Sadiku shpallet kampion në Indi, sulmuesi shqiptar ngre trofeun e

Sulmuesi i kombëtares, Armando Sadiku ka fituar një titull kampion për herë të parë në karrierën e tij.

Sadiku është shpallur kampion me ekipin e Mohun Bagan në Indi, falë një triumfi në javën e fundit ndaj skuadrës së Mumbai që kishte kryesuar kampionatin deri më sot.

Mohun Bagan, me Sadikun titullar, triumfoi në ndeshjen e luajtur në Kalkuta me rezultatin 2-1, në duelin direkt ndaj ekipit që kishte 2 pikë avantazh në renditje dhe e kaloi në fotofinish për t’i rrëmbyer titullin kampion në sezonin e rregullt.

Kështu, Mohun Bagan u shpall kampion dhe për Sadikun, ky ishte trofeu i parë i kampionatit që festonte në karrierën në elitë, pasi kishte siguruar më parë vetëm Kupa në Zvicër. Sadiku e mbylli sezonin e rregullt me 8 gola të shënuar dhe 1 asist me fanellën e Mohun Bagan.

sadiku

Lini një Përgjigje