TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Prill 2024, 20:31

Gjuajnë me gurë autobusin e skuadrës së tyre, tifozët e Barçës bëjnë çmendurinë pak minuta para sfidës me PSG (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gjuajnë me gurë autobusin e skuadrës së tyre, tifozët e

Tifozët e Barcelonës kishin pushtuar prej orësh rrugët që të çonin drejt stadiumit “Lluís Companys”, ku luhet ndeshja e Ligës së Kampioneve mes skuadrës së tyre dhe PSG-së. Ata dëshironin që të krijonin një atmosferë sa më të zjarrtë para ndeshjes, duke ndezur fishekzjarrë për të dhuruar një pamje spektakolare.

Në këtë mënyrë ata pritën edhe autobusët e dy skuadrave të cilët mbërritën në stadium, por ku bënë një gafë shumë të madhe.

Meqë tymi i fishekzjarrëve nuk lejonte shikueshmëri të mirë, kur tifozët panë një autobus të afrohej, nisën sharjet kundër PSG-së dhe gjuajtën me flakadanë dhe gurë automjetin.

Por më pas ata kuptuan se po gjuanin autobusin e skuadrës së tyre, i cili po kalonte në ato momente dhe në vend të motivimit për lojtarët, me shumë siguri kishin trembur disa prej tyre me këtë sulm.

tifozët e barcelonës champions league autobusi i katalanasve

Lini një Përgjigje