TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Tetor 2025, 21:55

Pëson dëmtime të rënda gjatë ndeshjes, futbollisti rrezikon të mbetet i paralizuar (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Pëson dëmtime të rënda gjatë ndeshjes, futbollisti

Një incident tragjik ka ndodhur në Kinë disa ditë më parë, ku mesfushori i Togos, Samuel Asamoah, ka pësuar lëndime të rënda.

Gjatë një dyluftimi për topin, ai u përplas me një kundërshtar dhe ra drejt reklamave, duke goditur kokën.

Pas goditjes, Asamoah u shtrua urgjent në spital për ndihmë mjekësore. Mjekët konfirmuan se ai ka pësuar frakturë në shtyllën kurrizore dhe në qafë, duke lënë pasojë të rënda.

Aktualisht, lojtari po kalon një moment të vështirë, pasi mund të mbetet i paralizuar. Gjendja e tij mbetet kritike dhe ende nuk është jashtë rrezikut për jetën.

samuel asamoah mesfushori i togos

Lini një Përgjigje