
Përfundon pjesa e parë e derbit të 206 të kryeqytetit. Tirana ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Partizanin dhe largohet për momentin nga zona e ftohtë.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 19, kur një top i gjatë i Soler për Falaje dhe sulmuesi nigerian mposhti me kokë Alban Hoxhën, duke përfituar dhe nga një dalje e gabuar e portierit legjendar të të kuqve.
Në minutën e 28, Patsatsia u pengua brenda zonës nga Marku, arbitri kryesor i takimit dha penallti për Tiranën. Sulmuesi gjeorgjian Patsatsia mposhti Hoxhën dhe i dha avantazhin e dyfishtë kryeqytetasve.
Nuk mungoi nervozizmi në fushë sidomos nga lojtarët e të dy ekipeve, portieri i bardhebluve Tafas u ndëshkua me të verdhë. Në minutën e 40, trajneri i Partizanit bëri një zëvendësim në sulm duke parë rezultatin, futi në fushë Skukën në vend të Qokthit.
Pjesa e parë mbyllet 0-2 për bardheblutë, falë dy gafave të dhuruara nga vetë futbollistët e Partizanit.
Lini një Përgjigje