TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Tetor 2025, 13:30

Përfundon Maratona e Tiranës, një kenian shpallet fitues për kategorinë 42 kilometra

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon Maratona e Tiranës, një kenian shpallet fitues për

Ka përfunduar Maratona e Tiranës. Kryeqyteti mbylli me sukses edhe këtë edicion të nëntë. Ngjarja madhore ka mbledhur rreth 5100 garues nga 56 shtete të ndryshme, duke e kthyer Tiranën në një skenë ndërkombëtare sporti dhe bashkimi.

Në kategorinë 42 km për meshkuj dhe femra, fituesit janë të gjithë nga Kenia, duke konfirmuar edhe një herë dominimin afrikan në garat e gjata.

Fitues i kategorisë së burrave u shpall Benard Kiprotich, i ndjekur nga Derick Chegg dhe Shedrack Kiptoo. Dy të parët do të shpërblehen me nga 5 mijë euro secili, ndërsa gjithsej do të ndahen 24 çmime në të katër kategoritë e garës.

Itinerari i maratonës përfshin disa nga zonat më të njohura të Tiranës, si sheshi “Nënë Tereza”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Papa Gjon Pali II”, sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Zogu i Parë” e “Zogu i Ri”, si dhe rrugët “Durrësit”, “Kavajës”, “Myslym Shyri” dhe “Ibrahim Rugova”.

Për shkak të maratonës, është pezulluar përkohësisht lëvizja e transportit urban në disa segmente kryesore, ndërsa lëvizja për emergjencat mbetet e hapur.

Këtë vit, Maratona e Tiranës zhvillohet në katër kategori:

Maratona e plotë (42 km);

Gjysmë-maratona (21 km);

10 km;

Fun Run & We Too, e dedikuar për familjarë, amatorë dhe persona me aftësi ndryshe.

Përfundon Maratona e Tiranës, një kenian shpallet fitues për

Lini një Përgjigje