
Shqipëri-Serbi është përballja e kësaj të shtune në “Arenën Kombëtare”, në sfidën që shkon për llogari të kualifikueseve të Botërorit. Ish-trajneri i kombëtares, Neptun Bajko ka bërë analizën e tij lidhur me ndeshjen e sotme.
Bajko u shpreh se jemi gati në të gjitha aspektet, por kjo ndeshje nuk parashikohet dot.
“Padyshim që jemi gati. Përgatitjet e deritanishme tregojnë që ekipi gëzon një formë të mirë. Duke ndjerë edhe peshën e madhe që kjo ndeshje, besoj se sfida e sotme do t’i pasqyrojë. Me gjithë tentativat e shumta, nuk e parashikoj dot si mund të shkojë kjo ndeshje.
Është dilemë e madhe. Të gjithë mendojnë për fitoren, por si mund të shkojmë atje, e di trajneri. Jemi gati në të gjitha aspektet.
Nuk kemi pse të jemi të nënvlerësuar. Në të gjitha të dhënat, janë të rangut europian. Në të gjitha pikëpamjet, them se ndeshja fillon e barabartë”, tha Bajko për “News 24”.
Lini një Përgjigje