TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Qershor 2025, 12:40

Ndeshja Shqipëri-Serbi, FSHF paralajmëron tifozët në stadium: Do jeni nën vëzhgimin e kamerave

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshja Shqipëri-Serbi, FSHF paralajmëron tifozët në

FSHF ka publikuar së fundmi një postim me disa rregulla që tifozët duhet të dinë.  

Sot do të luhet superndeshja Shqipëri-Serbi, që vlen për kualifikueset e Botërorit 2026.

FSHF ka publikuar së fundmi një postim me disa rregulla që tifozët duhet të dinë.  

Gjithçka nis me hyrjen në stadium ku përmendet fakti se kushdo duhet të jetë i pajisur me mjet identifikimi. Më pas rikujtohet se nuk lejohet kalimi i pengesave, ndërsa të gjithë do i nënshtrohen kontrollit nga stjuardët.

Vepra penale quhen mbajtja e armëve të zjarrit dhe të ftohta, mbajtja e parrullave që nxisin urrejtje, përdorimi i biletave false dhe futja në fushë.

Një tjetër pikë e rëndësishme është se gjatë gjithë kohës, tifozët do të jenë nën vëzhgim nga kamerat e sigurisë, çka do të thotë se çdo veprim i papërshtatshëm do të identifikohet menjëherë.

FSHF u bën thirrje të gjithë tifozëve që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për një atmosferë të qetë dhe sportive.

Ndërkohë, kujtojmë se më herët trajneri Sylvinho ka kryer dhe seancën e fundit stërvitore, teksa në konferencën për mediat ai u shpreh se e ka gati formacionin që do të hedhë në fushë mbrëmjen e nesërme.

Sipas informacioneve, mësohet se rreshtimi pritet të jetë 4-3-3, me Strakoshën në portë, ndërsa në mbrojtje Gjimshiti dhe Ajeti, të cilët do të mbulohen nga krahët nga Hysaj e Mitaj.

Në mesfushë është treshja e përhershme me Ramadanin, Asllanin dhe Laçin, ndërsa në sulm pritet një ndryshim “rrënjësor”.

Krahët mund të mbulohen nga Broja dhe Arbër Hoxha, ndërsa maja e sulmit pritet t’i besohet Mirlind Dakut, dke lënë në stol treshen Bajrami-Asani-Manaj (ky i fundit është shfaqur me disa probleme shëndetësore në seancat e fundit stërvitore).

Gjithsesi, ashtu siç tha dhe Sylvinho, formacioni i tij titullar është gati dhe do ta publikojë sot vetëm një orë përpara startit të ndeshjes.

Lini një Përgjigje