TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Qershor 2025, 09:35

"Fitore Shqipëri", tifozët nga Kosova në mbështetje të Kombëtares kundër Serbisë

Shkruar nga Pamfleti

"Fitore Shqipëri", tifozët nga Kosova në

Pika kufitare në Morinë është shndërruar në një vend festimi. Tifozët kuq e zi nga Kosova, së bashku me djemtë e Luginës së Preshevës, janë organizuar për të përkrahur kombëtaren shqiptare, përmes këngëve patriotike, thirrjeve “Shqipëri etnike” dhe “Fitore Shqipëri”, duke krijuar një atmosferë elektrizuese në kufi.

“Kemi ardhur me zemër për kombëtaren. Sot jemi të gjithë bashkë. Shqipëria do fitojë!”, tha një tifoz.

Gjatë kësaj pasdites janë shtuar edhe më shumë tifozët kosovarë, të cilët kanë hyrë në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen apo për të kaluar pushimet në bregdet. Ata janë të bindur për fitoren e kuqezinjve.

“Po shkoj në bregdet. Shpresoj të mos ketë provokime nga serbët. Unë parashikoj 2-1 për Shqipërinë”, u shpreh një tjetër tifozë për “News 24”.

Ndërkohë, ndër qytetarët që po kalonin kufirin kishte edhe jo tifozë që udhëtonin për arsye pune. Një prej tyre, nga Serbia, u shpreh se ndeshja pritet të jetë e barabartë.

“Të dy ekipet janë të forta. Mendoj se do dalë barazim, 1-1”, tha ai.

Edhe një qytetar nga Kroacia i cili udhëtonte drejt Shqipërisë, tha se vendi ka lojtarë të mirë. “Mendoj se do fitojnë”, u shpreh ai.

Fluksi i qytetarëve nga Kosova dhe vendet e rajonit drejt bregdetit shqiptar vijon të jetë i lartë. Shumë prej tyre do ta ndjekin ndeshjen në pikat e ngritura me ekrane gjigante, të vendosura në zona turistike dhe urbane.

Lini një Përgjigje