
“Pele”, pseudonimi i ish-futbollistit legjendar, bëhet pjesë e fjalorit “Michaelis”, një nga më të përhapurit e gjuhës portugeze në Brazil. Versioni i shkurtër i emrit të Edson Arantes do Nascimento, i cili vdiq dhjetorin e kaluar në moshën 82-vjeçare, tashmë përdorej në gjuhën e folur si sinonim për të jashtëzakonshmen, por tani e tutje ai mund të përdoret zyrtarisht nga më shumë se 265 milionë folësit e portugalishtes si gjuhë.
Ky ishte përcaktimi i propozuar nga fondacioni që mban emrin e kampionit të trefishtë të botës, me të cilin “ne përpiqemi të përjetësojmë ‘O Rei’ me një fjalë nga fjalori, në këtë rast përmes një mbiemri të ri”:
1. Më i madh se gjithë të tjerët.
2. Referenca për madhështinë.
3. I pashembullt.
4. Sinonim i përsosmërisë.
5. Unik.
The word ‘Pele’ is being added to the Portuguese dictionary as something that is ‘incomparable, unique’ and an example of ‘the best’ ???????????? pic.twitter.com/x4Mtxbg1mu
— GOAL (@goal) April 27, 2023
“Shprehja e përdorur tashmë për t’iu referuar dikujt që është më i miri në atë që bën, është përjetësuar në faqet e fjalorit”, tha Fondacioni Pele në Instagram.
“Pele”, tashmë në fjalor përkufizohet si i jashtëzakonshëm, i pakrahasueshëm, unik, cilësi që lidhen me “mbretin” e futbollit që vdiq në dhjetor në moshën 82-vjeçare.
Tani për tani, fjala është përfshirë vetëm në versionin online “Michaelis”, megjithëse do të shtohet në fjalorët e shtypit në të ardhmen. Ky vendim është një rezultat i një fushate nga Fondacioni Pele, kanali sportiv “SporTV” dhe klubi i futbollit Sao Paolo Santos, ku Pele luajti për pjesën më të madhe të karrierës së tij.
O REI OFICIALMENTE ESTÁ NO DICIONÁRIO!
— Pelé (@Pele) April 26, 2023
Ele é o pelé do Basquete. Ela é a pelé do Tênis. A expressão que já era usada para se referir ao melhor naquilo que faz está eternizada nas páginas do dicionário! Juntos fizemos história e colocamos o nome do Rei do futebol na nossa língua… pic.twitter.com/Yy5RwWjq8J
Për ta bërë këtë, ata kishin hapur një faqe interneti për mbledhjen e firmave (pelenodicionario.com.br) në të cilën kishin vënë në dispozicion të publikut një formular dixhital, përmes të cilit mund të mbështesnin nismën.
“E gjithë bota e njeh dhe e nderon brazilianin më të mirë të të gjitha kohërave. Tani ka ardhur koha për të nderuar Pelé, duke përjetësuar ‘Mbretin’ me një fjalë nga fjalori. Identifikohu dhe bëhu pjesë e lëvizjes”, – i inkurajonte ndjekësit “Fondacioni Pelé” në rrjetet e tij sociale.
Fushata mbështetej nga Santos, klubi ku Pele kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij sportive, dhe “Globo”, grupi mediatik më i fuqishëm i Brazilit. Edson Arantes do Nascimento “Pelé”, i konsideruar nga shumëkush si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, vdiq më 29 dhjetor në moshën 82-vjeçare nga dështimi i shumëfishtë i organeve për shkak të kancerit të zorrës së trashë, sëmundje nga e cila vuante prej një viti.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje