Raul Belanova dhe Kristjan Asllani mbërritën verën që lamë pas tek Interi dhe kjo ka ndikuar që dyshja të jetë gjithmonë e më e lidhur. Në intervistën e dhënë krah elbasanasit, italiani ka komentuar mesfushorin e Kombëtares sonë duke u ndalur te potenciali i tij.
“Kristjani është shumë i ri, ka lindur në vitin 2002 dhe si një lojtar i ri, gjëja e parë që të bie në sy është personaliteti që ka në fushë”, e ka nisur fjalën e tij mbrojtësi, i cili ka analizuar mënyrën e lojës së Asllanit.
“Kristjani është gjithmonë në ndjekje të topit, pastaj ndonjëherë e shikoj që gjen gjithmonë disa hapësira të caktuara, të cilat askush nuk i ka parë. Kur e shikoj them me vete si ka mundësi që e pa atë hapësirë”. Në fund Belanova është ndalur edhe te raporti njerëzor me 21-vjeçarin shqiptar.
“Përpos të gjithave, mbi gjithçka vjen njeriu dhe Kristjani është një person fantastik. Për atë që është dhe për potencialin që ka, shpresoj të arrijë shumë larg”, përfundoi fjalën e tij Belanova, që ndryshe nga Asllani nuk pritet të vazhdojë të qendrojë me ngjyrat zikaltër.
Lini një Përgjigje