TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Tetor 2023, 18:30

Partizani bën goditje para derbit, Shehi akord total me të kuqtë, ironia e fatit për ish-teknikun e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Partizani bën goditje para derbit, Shehi akord total me të kuqtë,

Orges Shehi ndau pak ditë më parë rrugët me Tiranën, por ish-portieri i Skënderbeut mbetet në kryeqytet. 46-vjeçari pritet që së shpejti të marrë në dorë “frenat” e rivalëve të Tiranës, Partizanit.

Të kuqtë kanë arritur akordin me Shehin për t’u ulur në stolin e demave në ndeshjet e tjera të sezonit. 46-vjeçari do të zëvendësojë Zoran Zekiç, me këtë të fundit që ndërpreu kontratën me kampionët dhe u rikthye në Kroaci tek Osijeku.

Ironia e fatit bën që në sfidën e ardhshme në kampionat, më saktësisht më 19 tetor Partizani dhe Tirana do të përplasin “brirët” në “Air Albania” duke nisur nga ora 19:00. Për shkak të derbit dhe për të mos krijuar pakënaqësi tek asnjëra skuadër, palët po marrin kohën e nevojshme për t’i bërë gjërat siç duhet. Mbetet të shihet tashmë se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.

Kujtojmë se nga ana tjetër Tirana këmbëngul se Shehi është i pezulluar dhe është nën kontratë me bardheblutë deri më 31 maj.

 

Lini një Përgjigje