TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Janar 2024, 15:36

Paraqitja e dobët detyron Sanchon të largohet nga United, Dortmund në ‘aksion’ për të rimarrë ‘yllin’ anglez

Shkruar nga Pamfleti

Paraqitja e dobët detyron Sanchon të largohet nga United, Dortmund

Sulmuesi anglez, Jadon Sancho u transferua me shumë zhurmë nga Dormtund-i te Manchester United, por pavarësisht  bujës së madhe me të cilën erdhi, ai nuk ka arritur pritshmërinë e klubit.

Kjo ndoshta edhe prej faktit se nuk ka pasur aspak hapësira, pasi një përplasje e tij me trajnerin e United, Ten Hag, ka bërë që tekniku holandez ta lërë jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar për sfidat përkatëse.

Megjithatë, kohët e fundit tashmë dihet se lojtari është në kontakte me ish-klubin e tij, Borussia Dortmund, dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe CEO i klubit gjerman, Watzke.

Ne jemi në negociatat për të nënshkruar me Jordan Sancho, kjo është e sigurtë. Ne duam ta marrim atë në formën e huazimit. Kjo gjë nuk është më një sekret, por ne nuk jemi ende të gatshëm ta konkretizojmë si lajm, pasi ende nuk është arritur marrëveshja përfundimtare”, është shprehur CEO i Dortmund.

sancho

Lini një Përgjigje