TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Korrik 2025, 12:34

"Nuk ka kuptim!", reagimi prekës i Cristiano Ronaldos për ndarjen nga jeta të Diogos: Pusho në paqe

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk ka kuptim!", reagimi prekës i Cristiano Ronaldos për

Cristiano Ronaldo ka prekur me mesazhin ngushëllues për familjen e Diogo (Jota) dhe Andre Silva, dy vëllezëve futbollistë që u ndanë nga jeta në një aksident rrugor.

"Nuk ka kuptim. Vetëm para pak ditësh ishim bashkë në ekipin kombëtar, ti sapo ishe martuar. Familjes tënde, gruas dhe fëmijëve të tu, u dërgoj ngushëllimet e mia dhe ju uroj gjithë forcën e botës. E di që do të jesh gjithmonë me ta. Pusho në paqe, Diogo dhe André. Do të na mungosh të gjithëve", shkruan Ronaldo.

Diogo Jota, sulmuesi 28-vjeçar portugez i Liverpoolit humbi jetën mëngjesin e sotëm në një aksident në Spanjë.

Sipas autoriteve vendase, aksidenti tragjik ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria.

Raportohet se Diogo Jota po udhëtonte me makinë së bashku me vëllain e tij Andre, gjithashtu një futbollist 26-vjeçar, kur automjeti doli nga rruga dhe u përfshi në flakë. Si pasojë e aksidentit tragjik, të dy vëllezërit humbën jetën


Lajmi i rëndë vjen vetëm 2 dy javë pasi 28-vjeçari u martua me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Rute Cardoso, në Porto.

Lini një Përgjigje