
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vendosi të shpërndante dy foto të një godine të re që po ndërtohet në Tiranë. Ai u shpreh se kush e gjen se për çfarë do të shërbejë kjo godinë do të kishte një dhuratë.
“KUSH E GJEN? Kjo godinë mbresëlënëse po ndërtohet në Tiranë. Kush do ta gjejë për çfarë do të shërbejë, le të kërkojë bluzën e firmosur të kujt futbollisti të dojë ose diskun e firmosur të kujt këngëtareje të dojë. Keni kohë deri në mesnatë”, shkruante kryeministri në postimin e tij.
Në lidhje me postimin e Ramës ka reaguar edhe drejtori sportiv i Tiranës. Tefik Osmani ka bërë një koment në Facebook-un e tij zyrtar ku i kërkon kryeministrit se kur do ta miratojë ligjin e sportit, kaq shumë të diskutuar dhe të pritur në vendin tonë.
Në komentin e Tefik Osmanit shkruhet: “Unë nuk dua as bluzë dhe as diskun. E miraton Ligjin e Sportit po e gjeta Edi Rama?”

Lini një Përgjigje