
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka festuar këtë të enjte datëlindjen e tij dhe ka qenë një datë jubilare, pasi lideri për shumë vite i kuqezinjve, ka festuar 40-vjetorin.
Në këtë përvjetor nuk kanë munguar edhe urimet në rrjet, jo vetëm nga persona të afërt të tij, por edhe ngaLacio, ish-klubi ku ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës. Për bardhekaltërit, Cana mbetet një emër historik, pasi ka qenë e pjesë e skuadrës, e cila më 26 maj 2013, mundi në finalen e Kupës së Italisë rivalët e përjetshëm, Romën.
Kështu, edhe urimi është bërë pikërisht duke kujtuar atë pjesëmarrje të Canës në suksesin 1-0 ndaj verdhekuqve. “Shumë urime Lorik Canës! Një prej të pavdekshmëve të 26 majit mbush sot 40-vite”, shkruhej në postimin në rrjetet sociale të klubit italian.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje