TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Korrik 2023, 16:06

Gjyqtari gafaxhi vendos drejtësi në ndeshjen e kthimit, Tirana-Beshiktash i besohet arbitrit të Premier Ligës

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqtari gafaxhi vendos drejtësi në ndeshjen e kthimit,

Gjyqtari anglez, Stjuart Atuell, do të vendosë drejtësi në ndeshjen e kthimit mes Tiranës dhe Beshiktashit të enjten, më 3 gusht, në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Sipas informacioneve në faqen e UEFA-s, Konstantin Hatzidakis dhe Neil Devis do të jenë asistentët e Atuell në ndeshjen që do të startojë në orën 20:00 në “Elbasan Arena”. Arbitri i katërt i ndeshjes do të jetë Xhon Bruks. Atuell është një nga gjyqtarët më kontroversë të Anglisë, pasi polemizohet në shumë ndeshje që ka gjykuar.

Të kërkosh emrin e tij në “Google”, gafat e arbitrit anglez janë në seri. Atuell ka gjykuar para 2 sezonesh Laçin në transfertë, aty ku skuadra kurbinase u mund në Belgjikë nga Anderlehti

stjuart atuell gjyqtari anglez tirana-beshiktash

Lini një Përgjigje