TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Korrik 2023, 15:45

“Kjo është ajo që bëjmë”, elektricistët që eliminuan Ferencvaroshin nga Champions League rikthehen në punë

Shkruar nga Pamfleti

“Kjo është ajo që bëjmë”,

Turi i dytë i Ligës së Kampioneve ka sjellë rezultate surprizë dhe padyshim që një nga rezultatet më befasuese ishte edhe eliminimi i Ferencvaroshit nga skuadra modeste e Klaksvikut.

Me dy nga “yjet” e skuadrës, është krenuar në rrjetet sociale edhe vetë klubi nga Ishujt Faroe, pasi skuadra e tyre barazoi në turin e dytë ndja Hakenit me rezultatin 0-0. Joanes Danilsen dhe Rene Shaki Joensen janë dy lojtarë që luajtën si titullarë me skuadrën nga Ishujt Faroe dhe janë rikthyer në punën e tyre të zakonshme, si elektricistë.

Kjo është ajo që bëjmë: Joans Kalso Danielsen dhe Rene Shaki Joensen luajtën një rol të rëndësishëm në barazimin e mbrëmshëm. Sot paradite u kthyen sërish në punë. Të dy janë elektricistë të ndërmarrjes vendase EL-IN”, shkruan klubi.

“Kjo është ajo që bëjmë”,

klaksvik skuadra nga ishujt faroe elektricistët

Lini një Përgjigje