TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Qershor 2025, 19:51

Nesër mbledhje urgjente me UEFA-n, skuadra që i dha leksion Mançester Sitit rrezikon përjashtimin nga Europa

Shkruar nga Pamfleti

Nesër mbledhje urgjente me UEFA-n, skuadra që i dha leksion

Anglia mund të jetë e detyruar të zëvendësojë një nga klubet të cilat kanë siguruar pjesëmarrjen në kompeticionet europiane për sezonin 2025-2026. Kristal Palas do të zhvillojë nesër një takim urgjent me UEFA-n, për të sqaruar situatën, pasi rrezikon përjashtimin si pasojë e rregulloreve për pronësinë e klubeve.

UEFA ndalon që klube që u përkasin të njëjtëve pronarë që kanë fuqi vendimmarrëse, të marrin pjesë në të njëjtin aktivitet dhe në këtë rast, Kristal Palas, i cili zotërohet nga një grup investitorësh, është në telashe të mëdha. Klubi siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Europës pasi fitoi Kupën FA duke mundur në finale Mançester Sitin. Por aksioneri Xhon Tekstor, ka në pronësi edhe klubin e Olimpik Lionit, i cili merr pjesë në të njëjtin aktivitet. Një rrugëzgjidhje do të ishte që Palas të delegohej në Ligën e Konferencës, por aty është klubi i Brondbit, që zotërohet nga aksioneri tjetër, Devid Blitzer.

Kësisoj, Kristal Palas rrezikon të përjashtohet nga Europa plotësisht, në vitin e debutimit historik, pasi asnjëherë më parë nuk kishe marrë pjesë në fazën në grupe të një turneu madhor. Nëse Kristal Palas do të përjashtohet, vendin e tij do e marrë klubi i Brajton, ironikisht një nga rivalët historik të tij.

kristal palas skuadra angleze uefa

Lini një Përgjigje