TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Maj 2024, 18:41

“Ndihem i privilegjuar që mësova nga ti”, Asani reagon pas tërheqjes së Cikalleshit nga kombëtarja: Do të mbetesh pjesë e historisë

Shkruar nga Pamfleti

“Ndihem i privilegjuar që mësova nga ti”, Asani reagon pas

Sokol Cikalleshi, njoftoi sot tërheqjen nga Kombëtarja, pasi trajneri Silvinjo e la jashtë grumbullimit për në “EURO 2024”.

Përmes një statusi në “Facebook”, Jasir Asani vlerëson Cikallleshin, që sipas tij ka dhënë gjithçka për fanelën kuqezi dhe i uron suksese në hapat e radhës.

Ndihem i privilegjuar që kam patur fatin dhe mundësinë të mësoj nga ti, e jam po aq krenar që kam zbritur në fushë përkrah teje për të njëjtin qëllim, për kombin tonë.

Krahas vlerave që nuk diskutohen si futbollist, ti je një njeri i madh me vlera të jashtëzakonshme. Do mbetesh gjithnjë pjesë e historisë, në pjesën e artë të saj, si një legjendë, që ka dhënë gjithçka për fanellën kuqezi. Suksese në çdo hap të jetës në vijim Sokol Cikalleshi”.

“Ndihem i privilegjuar që mësova nga ti”, Asani reagon pas

Një ditë pasi Silvinjo e la jashtë listës paraprake për Euro 2025, Cikalleshi njoftoi tërheqjen përfundimtare nga Kombëtarja. Ai shprehet krenar për përfaqësimin e fanellës kuqezi, ndërsa fundin e rrugëtimit e quan të bukur, ndonëse mënyrën e fundit nuk e zgjodhi vetë.

 

jasir asani sulmuesi i kombëtares shqiptare sokol cikalleshi

Lini një Përgjigje