
Këtë të premte në orën 11:00 trajneri i Kombëtares së futbollit, Sylvinho pritet të bëjë me dije listën me 24 emrat e ftuar për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve në nëntor.
Më 16 dhe 19 të këtij muaji Shqipëria pret në "Air Albania" Çekinë dhe Ukrainën, teksa dy duelet janë të fundit dhe vendimtare në klasifikimin e Grupit B1 dhe përmbushjen e objektivave.
Me gjashtë pikë (aq ka edhe Gjeorgjia e vendit dy) Kombëtarja ndodhet në pozitën e tretë, duke lënë pas vetëm Ukrainën me katër pikë. Prin Çekia me shtatë pikë.
Dëmtimet - Për shkak të lëndimeve mungesa të sigurta do jenë ajo e Brojës, Manajt dhe Kumbullës.
Lista e mundshme:
Porta - Strakosha, Kastrati dhe Sherri
Mbrojtja - Hysaj, Balliu, Ismajli, Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Mihaj, Hadroj
Mesfusha - Asllani, Bajrami, Ramadani, Berisha, Laçi, Abrashi
Sulmi - Tuci, Daku, Muçi, Asani, Seferi, Uzuni, Hoxha
Lini një Përgjigje