TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Qershor 2024, 07:23

Ndeshjet e fundit në grupin B, ekspertët zbulojnë sa mundësi ka Shqipëria për kualifikim

Shkruar nga Pamfleti
Ndeshjet e fundit në grupin B, ekspertët zbulojnë sa
Qazim Laçi

Grupi B i Euro 2024 ka mbyllur ditën e djeshme ndeshjet e dyta me sfidën mes Spanjës dhe Italisë, një duel që ka dekretuar dominimin e spanjollëve në këtë grup duke i siguruar kualifikimin e menjëhershëm.

Suksesi 1-0 i Spanjës, bën që iberikët të jenë matematikisht fitues të grupit me 6 pikët që kanë deri tani dhe të jenë më të qetë në sfidën e fundit ndaj Shqipërisë.

Ndërkohë, Italia mbetet në vendin e dytë me 3 pikë, ndërsa Shqipëria e treta me pikën e siguruar ndaj Kroacisë, ashtu si kjo e fundit.

Në sfidat e fundit, Spanja do të luajë me Shqipërinë, ndërsa Italia me Kroacinë.

Ndeshjet e fundit në grupin B, ekspertët zbulojnë sa

Nëpërmjet 20 mijë simulimeve simulimeve kompjuterike të rezultateve, ekspertët e “Football Meets Data” kanë përcaktuar se cilat janë përqindjet që kanë kuqezinjtë për t’u pozicionuar në një vend apo një tjetër në grup.

Sipas tyre, Shqipëria ka vetëm 2% mundësi që të dalë në vendin e dytë në grup pas ndeshjeve të treta që do të luhen të hënën. Sipas simulimeve kompjuterike, me 36% mundësi Shqipëria del e treta, ndërsa ka 62% mundësi të dalë e katërta.

grupi b shqipëria

Lini një Përgjigje