TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Nëntor 2025, 23:07

Ndeshje dramatike dhe gola në shtesë, Austria shpëton në pjesën e dytë, Maqedonia shpërbëhet; dramë e vërtetë në Gllasgou

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshje dramatike dhe gola në shtesë, Austria shpëton në

Zvicra, Skocia, Spanja, Austria dhe Belgjika janë 5 skuadrat të cilat pas ndeshjeve të sotme, të fundit në grupe të kualifikueseve në Europë, kanë siguruar biletën e tyre në fazën finale të Botërorit 2026.

Austria ka barazuar 1-1 ndaj Bosnje Hercegovinës, duke u renditur e para në grupin H me 19 pikë. Bosnja renditet e dyta me 17 pikë. Austria shkon direkt në Botëror, Bosnja në “play-off”.

Belgjika ka fituar 7-0 ndaj Liehtenshtejnit, duke vulosur zyrtarisht kualifikimin në Botëror, pasi e mbyll në vendin e parë grupin J me 18 pikë. Uellsi fitoi 7-1 ndaj Maqedonisë së Veriut dhe siguron biletën për në “play-off”.

Spanja barazoi 2-2 ndaj Turqisë, në sfidën e luajtur në Sevija. Spanja shkon direkt në Botëror, Turqia në “play-off”.

Drama e vërtetë ndodhi në “Hampden Park” në Gllasgou, aty ku Skocia fitoi 4-2 ndaj Danimarkës. Danezët luajtën me një lojtar më pak për 30 minuta, pas kartonit të dytë të verdhë të Kristensen.

Skocia siguroi biletën për në Botëror falë dy golave të jashtëzakonshëm të shënuar në minutat shtesë, me Kieran Tierni që shënoi një supergol nga distanca dhe në minutën e fundit shtesë, Meklaren vulosi fitoren 4-2. Danimarka përfundon në “play-off”.

 

spanja belgjika austria kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje